Home / Lajme / Maqedoni / LR-PDSh-ja e Sarajt distancohet nga RDK-ja e Vesel Memedit

LR-PDSh-ja e Sarajt distancohet nga RDK-ja e Vesel Memedit

Kryesia e degës si dhe të gjithë anëtarët e LR PDSH-së në Saraj, me indinjatë të thellë kanë reaguar kundër vendimit të njëanshëm dhe kryeneç të partnerit të Aleancës së Shqiptarëve, përkatësisht kundër Vesel Mehmetit, kryetar i RDK-së, i cili pa informuar paraprakisht dhe pa dhënë kurrfarë sqarimi ka vendosur krye më vete që për ministër të saj të propozojë qytetarin e Kondovës, Suhejl Fazliun.
Parimet esenciale të Marrëveshjes Shqiptare të nënshkruar në mes të liderëve politik shqiptar në Maqedoni, por edhe parimet e marrëveshjes për bllokun opozitar nën emrin Aleanca për Shqiptarë, obligojnë që veprimet të jenë të bashkërenditura dhe në sinkroni të plotë me të gjitha interesat kombëtare. Së këndejmi, edhe përzgjedhja e kandidatëve për poste ministrore duhet të jetë e matur, e kujdesshme, duke i verifikuar personat përmes të kaluarës së tyre në vijën e interesave kombëtare.
Pyesim publikisht Vesel Mehmetin se kë e përfaqëson qytetari i Kondovës, Zyhejl Fazliu? Më së paku mund të jetë përfaqësues i RDK-së, sepse kjo parti as që ka pasur degë aktive dhe as që ka funksionuar në zonën e Sarajit. Veprimet e linjave nëntokësore më së paku i përkasin Aleancës së Shqiptarëve. Jemi thellësisht të bindur se emërtimi i këtij personi për Ministër të Pushtetit Lokal vjen pikërisht nga kjo linjë, meqë z. Fazliu kurrë nuk është parë as të ketë aderuar në RDK kurse familja e tij ka kohë që nuk marrin pjesë në votime në asnjë palë zgjedhje!
Dega e LR PDDSH-së, në Saraj, po ashtu, kërkon nga kryesia qendrore e Partisë që ta shqyrtojë aleancën e vet por edhe bashkëpunimin me RDK-në e Vesel Mehmetit i cili jo njëherë është treguar mjaft tinzar, jo i sinqertë, jo parimor dhe misterioz në veprimet e tij të cilat pa dyshim që po e dëmtojnë drejt për drejt LR PDSH-në.

Dega e LR PDSH, Saraj

LR KONDOV

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *