Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Çavkov i ka shërbyer Gruevskit gjatë dhunës në Parlament dhe për këtë do të përgjigjet

LSDM: Çavkov i ka shërbyer Gruevskit gjatë dhunës në Parlament dhe për këtë do të përgjigjet

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj qëndrimeve të Mitko Çavkov, i cili deklaroi se gjatë eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë ai ka tentuar që të mbledhë policët dhe t’i dërgojë të intervenojnë. Nga LSDM thonë se: Çavkov gjatë dhunës ka qenë i kapshëm vetëm për Nikolla Gruevskin dhe për askënd tjetër, “Këtë e ka pranuar edhe vetë personalisht Gruevski. Kjo është edhe një dëshmi se Çavkov, së bashku me Gruevskin, Ivanovin, Veljanoskit është mes organizatorëve për të kryer vrasje të deputetëve në Kuvend dhe dhunë ndaj gazetarëve. Kjo është vepër e rëndë penale, kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë. Çavkovi dhe të gjithë të përfshirët në dhunën në Parlament, do të përgjigjen”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *