Home / Kryesoret / LSDM dhe BESA vazhdojnë sot negociatat

LSDM dhe BESA vazhdojnë sot negociatat

LSDM dhe Lëvizja BESA do të vazhdojnë sot takimet në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar, njofton SHENJA.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në nivel të komisioneve, ndërsa pritet të mbahet rreth orës 16:00.

Ndryshe, Lëvizja BESA është njëra nga partitë politike që kanë ofruar nënshkrimet e deputetëve të tyre në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të merr mandatin nga presidenti Ivanov. Menjëherë pasi morri mandatin, Zaev zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, për të shqyrtuar përfshirjen e mundshme të Lëvizjes BESA në Qeverinë e re.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *