Home / Lajme / Maqedoni / LSDM e BDI për shkak të reitingut të dobët momental, prolongojnë zgjedhjet për në tetor, thotë Aliu

LSDM e BDI për shkak të reitingut të dobët momental, prolongojnë zgjedhjet për në tetor, thotë Aliu

Politologu Murat Aliu në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se dakordimi i shumicës parlamentare, gjegjësisht LSDM-së dhe BDI-së që zgjedhjet lokale të mbahen në muajin tetor ka të bëj me atë se këto dy parti momentalisht nuk mbizotërojnë reiting siç ata duan.

Sipas tij mbështetja e dobët e elektoratit është një ndër shkaqet se pse këto dy parti dëshirojnë ti prolongojnë zgjedhjet për në tetor, ndërsa arsyeja e dytë sipas Aliut mund të jetë edhe muaji i Ramazanit si dhe fillimi i pushimeve verore.

“Prolongimi i zgjedhjeve lokale për në tetor ka mundësi të bëhet për dy arsye. Aryseja e parë ka të bëj me aspektin kohorë dhe arsyeja e dytë me përkrahjen e ulët të partive politike, përkatsishtë partnerëve të ri LSDM-së dhe BDI-së. Me që akoma nuk është formuar qeveria e re dhe me që akoma nuk është caktuar data e zgjedhjeve lokale ka mundësi që LSDM dhe BDI të prolongojnë zgjedhjet lokale për në shtator ose tetor. Veç kësaj një arsye shtesë për prolongimin e zgjedhjeve mundë të jetë edhe muaji i Ramazanit dhe më pas fillimi i pushimeve verore. Por, e gjithë kjo nuk e mohon realitetin se të dy partitë nuk janë të kënaqura me rejtingun të cilën e gëzojnë ndër popull. Anketa e djeshme e IRI tregoj që të dyja partitë në fjalë kanë rënie të përkrahjes nga populli dhe ky fakt sigurishtë që ndikon në vendimin e tyre për prolongim të zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Murat Aliu.

Partitë parlamentare të cilat dje ishin në koordinim te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi janë pajtuar se prioriteti i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për sjelljen e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashikohet për gjysmën e parë të muajit tetor. Në takimin e djeshëm nuk ishin prezent përfaqësues nga VMRO-DPMNE sepse ata e kontestojnë Talat Xhaferin si kryeparlamentar të Maqedonisë. Nga kjo parti i bëjnë apel LSDM-së e BDI-së që zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më shpejt, dhe jo të prolongohen për në shtator apo tetor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *