Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Hetim për “Lagjen e Trimave” me përkrahje ndërkombëtare

LSDM: Hetim për “Lagjen e Trimave” me përkrahje ndërkombëtare

LSDM-ja sot në një njoftim shprehu respekt për pjesëtarët e rënë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këmbim zjarrin në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj të vitit 2015 dhe porositi se rasti do të zbardhet  në mënyrë transparente, të pavarur dhe në mënyrë profesionale, me çka, siç theksohet do të zbardhen të gjitha dilemat dhe spekulimet.

“Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja, do t’i përkushtohet zbardhjes së plotë të rastit dhe prapaskenës së tij. Do të kërkojë edhe përkrahje ndërkombëtare në hetim për të siguruar të gjitha informacionet relevante, por edhe për sigurimin e besimit të plotë të qytetarëve në rezultatet e hetimit. Askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia, nëse konfirmohet se në çfarëdo mënyre ka qenë pjesë e incidentit që e ka rrezikuar sigurinë e vendit”, thuhet në njoftim.

 Sipas LSDM-së, e vërteta për ngjarjet e 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë është detyrim kundrejt familjeve të tetë pjesëtarëve të ndjerë të policisë, kundrejt familjeve që mbetën pa shtëpitë e tyre dhe kundrejt të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“LSDM shpreh respekt për të gjithë pjesëtarët e vrarë të policisë dhe për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe të Maqedonisë që nuk lejuan provokimet nga çfarëdo lloj motivi, ta prishin stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftim dhe theksohet se drejtësia duhet të arrijë deri tek autorët, por edhe iniciatorët dhe porositësit e ngjarjeve në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *