Home / Kryesoret / LSDM: Ivanov urgjentisht ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë

LSDM: Ivanov urgjentisht ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë

Presidenti Gjorge Ivanov urgjentisht ta ndajë mandatin për pëbërje të qeverisë së re sepse prej sot vihen në pikëpyetje edhe ekzistenca e të punësuarve në administratat komunale, serviset për qytetetarë, shërbimet,…, kumtoi LSDM.

“Ivanov është i obliguar t’i ndjekë interesat qytetare dhe shtetërore, e jo të Nikolla Gruevskit. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit drejtuar atij që urgjentisht të veprojë dhe ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re. Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, i njohur nga i tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjedhet edhe qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për caktimin e datës për zgjehdjet lokale”, thekson LSDM në kumtesën e sotme.

Sipas partisë, Gruevski dhe bashkëpunëtorët me vetëdije po krijojnë kaos në shtet sepse mendojnë se përmes destabilizimit do t’i pengojnë ndryshiemt dhe përballjen me drejtësinë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *