Home / Kryesoret / LSDM: Ivanovi të mos presë 10 ditshin për dhënien e mandatit

LSDM: Ivanovi të mos presë 10 ditshin për dhënien e mandatit

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë  në një kumtesë të ditës së sotme vlerëson se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka nevojë që t’i presë dhjetë ditët që parashikon Kushtetuta e RM për dhënien e mandatit nga formimi i shumicës së re parlamentare në Kuvend dhe se nuk ka pengesa apo alibi për këtë, prandaj  një orë më parë duhet ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re,

“Nuk ekzistojnë më kurrfarë pengesa për dhënie të mandatit. Të gjithë shpjegimet jo të mençura nga Ivanovi janë tejkaluar me hapa të mençur nga ana e shumicës parlamentare e cila me kujdes vepron sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Kështu është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit i cili menjëherë dërgoi njoftim deri te Ivanoi se ka shumicë të re të deklaruar. Gjithashtu, mandatari i ardhshëm, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se është i përgatitur që sërish ta riafirmojë Programin e qeverisë së re reformuese e cila e mbron unitetin, zotohet se do të punojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe perspektivat euroatlantike”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, zbatimi i transferimit të qetë dhe të shpejtë të pushtetit është prioritet i lartë shtetëror dhe çdo kundërshtim i proceseve demokratike është vepër kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese e cila është e ndëshkuar me ligj.

“Për këtë arsye bëjmë thirrje që të gjithë institucionet dhe çdo individ në pajtueshmëri me përgjegjësitë e tij t’i bashkëngjitet proceseve demokratike që sjellin ndryshime dhe jetë për të gjithë”; thekson LSDM-ja.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *