Home / Kryesoret / LSDM: Nga e hëna, të punësuarit në administratë ngelin pa rroga

LSDM: Nga e hëna, të punësuarit në administratë ngelin pa rroga

“Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thonë nga LSDM në kumtesën e rregullt mëngjesore,

Prej atje thonë se për shkak të bllokadës së procese demokratike, Maqedonia po përballet me probeleme të cilat u bëjnë dëm qytetarëve dhe tërë sistemit shtetëror.

“Bllokada e tillë do të kulminojë të hnën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime. Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë. Për atë, është e nevojshme që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të merr institucione funksionale”, thuhet në kumtesën partiake.

Nga LSDM apelojnë që të të gjithë, përfshirë edhe Ivanov, të kyçen me konstruktivitet në proceset demokratike, të veprojnë me vetëdije dhe përgjegjësi dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe formim të Qeverisë së re reformuese.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *