Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Sa më shpejtë të sillen ligjet për zgjedhjet lokale dhe testimin ekstern

LSDM: Sa më shpejtë të sillen ligjet për zgjedhjet lokale dhe testimin ekstern

LSDM-ja përmes një kumtese për mediat i bën thirrje OBRM-PDUKM-së të kontribuojë për funksionimin e Kuvendit dhe të propozojë anëtarë për komisionet kuvendore,

 

“Theksojmë se për shkak të joseriozitet të OBRM-PDUKM-së nuk mund të formohen trupat e Kuvendit dhe të sillen ligje të rëndësishëm në interes të qytetarëve. Këto për momentin janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi duhet të definohet data për zgjedhjet lokale dhe vazhdimi i mandatit të kryetarëve dhe këshillave të komunave, si dhe ligji për ndryshime për largimin e testimit ekstern, që e presin gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti ftojnë deputetët e OBRM-PDUKM-së të mos frikësohen nga qeverisja e LSDM-s dhe të sillen si opozitë konstruktive.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *