Home / Kryesoret / LSDM: Shumica parlamentare do ta riafirmojë programin e qeverisë së re

LSDM: Shumica parlamentare do ta riafirmojë programin e qeverisë së re

Qytetarët dhe tërë opinioni vendas, si dhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të hapur dhe të qartë janë të njohur me programin e qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitetin e Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe integrimet euroatlantike, thekson LSDM-ja në kumtesën e sotme.

“Shumica parlamentare është e gatshme ta riafirmojë para opinionit dhe para Gjorge Ivanovit, Programin e Qeverisë së re dhe këtë do ta bëjë. Por, interesi i lartë i qytetarëve është që Ivanovi të veprojë në pajtim me Kushtetutën, të ndalojë me të gjitha justifikimet e paarsyeshme që kanë për qëllim tentimin për mbrojtjen e Nikolla Gruevskit nga drejtësia dhe menjëherë t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev. Qytetarët, komunat, institucionet kanë nevojë për stabilizim urgjent të shtetit”, theksojnë nga LSDM-ja.

Çdo pengim i transfertës të qetë të pushtetit dhe çdo pengesë e shumicës legjitime parlamentare për të formuar Qeveri, sipas LSDM-së, është vepër kundër kushtetuese e cila dënohet me ligj.

“Themi se është e nevojshme që të gjithë të përfshihen në proceset demokratike për përparimin e shtetit. Qytetarët dhe tërë opinioni i vendit, si dhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të hapur dhe të qartë janë të njohur me Programin e Qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitetin e Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe integrimet euro-atlantike”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *