Home / Kryesoret / LSDM: Zgjidhje nuk është të jepen data, por të jepet mandati

LSDM: Zgjidhje nuk është të jepen data, por të jepet mandati

LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se është e nevojshme që gjithë institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë për të zgjedhur qeverinë e re dhe sa më shpejtë të krijohen kushtet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta jep mandatin për formimin e qeverisë. Ekziston program i qeverisë reformuese që e garanton unitaritetin e Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euro-atlantike. Do të ketë reafirmim të obejtivave strategjike, me qëllim që të thyhen deri në fund arsyetimet për shkak të së cilave Ivanovi dhe OBRM-PDUKM opozitare bllokojnë proceset demokratike, ndërsa kjo reflekton me dëm mbi qytetarët”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se asnjë caktim i datës për mbajtjen e zgjedhjeve nuk është zgjidhje, por thonë se, zgjidhje ësjtë të jepet mandati, të formohet qeveria e re dhe pastaj të nënshkruhen zgjedhjet lokale.

LSDM i fton të gjithë që të jenë pjesë e ndryshimeve demokratike, që siç thonë, sjellin jetë në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *