Home / Showbiz / Luana Vjollca e mbuluar deri në grykë me ar, ja ku do shfaqet! (FOTO)

Luana Vjollca e mbuluar deri në grykë me ar, ja ku do shfaqet! (FOTO)

Bukuroshja e ekranit shqiptar, Luana Vjollca do të jetë në Festivalin e Kanës, ku tashmë i ka nisur përgatitjet për të qenë sa më në formë.

Luana ka zgjedhur një fustan ngjyrë të artë të mbyllur, dhe një shall sërish të artë që vështirë të mos bie në sy.

Moderatorja shqiptare ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto me e veshur me fustanin që do të parakalojë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës që mbahet nga datat 17-28 Maj, ku shihet teksa stilistët janë duke u kujdesur për të qenë çdo gjë në perfeksion.

Megjithatë, fustani nuk fsheh dot format bombastike dhe kilet e tepërta që Luana ka marrë kohët e fundit. Më poshtë, Express sjell edhe disa foto të tjera të Luana Vjollcës, ku dukshëm vihet re ndryshimi i saj me peshën. /Gazeta Express/ 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *