Home / Lajme / Botë / Luftëtarët e mbështetur nga SHBA’ja avancojnë kundër ISIS’it në Siri

Luftëtarët e mbështetur nga SHBA’ja avancojnë kundër ISIS’it në Siri

Forcat kurde-arabe të mbështetura nga SHBA-ja kanë shënuar një përparim ndaj militantëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në qytetin Tabqa në afërsi të bazës së ekstremistëve në Raqqa në Sirinë veriore, ka bërë me dije një grup i vëzhguesve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Britani të Madhe, tha të dielën, se aleanca kurdo-arabe e njohur si Forca Demokratike Siriane, tani kontrollon më shyumë se 70 për qind të Tabqa-s.

“Qyteti i vjetër është rimarrë përgjithësisht dhe ka luftime të ashpra në hyrje të qytetit të ri”, tha drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman.

Grupi vëzhgues ka njoftuar se përleshjet e forta ndërmjet luftëtarëve të IS-it dhe të Forcave Demokratike Siriane janë përkrahur nga ajri nga SHBA-ja.

Forcat Demokratike Siriane kanë treguar fotografitë e armëve, raketave, municionit dhe të një flamuri të IS-it dhe thanë se ato janë gjetur në Tabqa.

Trupat e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga ajri e toka, nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, rrethuan Tabqa-n, që ndodhet në lumin Eufrat afër një dige dhe aeroportit ushtarak rreth 55 kilometra larg Raqqa-s, kryeqytetit të vetëshpallur të IS-it në Siri, përcjell REL.

Qyteti ka rreth 85 mijë banorë.

Luftëtarët e IS-it që pushtuan pjesë të mëdha të territorit në Siri e Irak në vitin 2014, janë detyruar të zmbrapsen në fronte të ndryshme, përfshirë edhe Sirinë veriore.

Gjatë luftës në Siri u vranë më shumë se 300 mijë njerëz, që prej shpërthimit të konfliktit në mars të vitit 2011 me demonstratat anti qeveritare.

SHBA-ja dhe Turqia mbështesin rebelët që po luftojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, ndërkohë që Rusia dhe Irani mbështesin Assadin.

Luftëtarët e IS-it, që kundërshtohen nga të dyja palët, hynë më vonë në konflikt.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *