Home / Kryesoret / Luksi i vajzës së Myftiut Tërrnava, ja me çfarë veture del ne fushatë (FOTO)

Luksi i vajzës së Myftiut Tërrnava, ja me çfarë veture del ne fushatë (FOTO)

Për një ulëse në Kuvendin e Kosovës po kandidon edhe vajza e Myftiut të Kosovës Naim Tërnnava, Refiqe Tërrnava. Ajo është pjesë e Aleancës Kosova e re dhe është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Tërnava këto ditë ka nis kërkimin e votës së qytetarëve, por ajo që ka rënë në sy është vetura luksoze me të cilën po del në fushatë, shkruan magazina.al.

Për më shumë shihni fotografitë:

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, ditë më parë ajo ka bërë të ditur arsyet pse po futet në politikë.

“Të dashur miq, dashamirë e familjarë! Në familjen time jam rritur me ligjërime dhe vepra për atdheun dhe fenë, motive që në vazhdimësi nuk e kanë lënë të qetë brendësinë e shpirtit tim, që edhe unë të bëj diçka për një të ardhme sa më të mirë. Andaj, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi ndaj atdheut dhe mbarë shoqërisë, vendosa që edhe unë, përmes kandidatures për deputete në Parlamentin e Kosovës, të jap kontributin tim maksimal për një të ardhme sa më të mirë të të gjithëve që jetojnë nën këtë nënqiell. Plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë, pengesat, sfidat me të cilat do të ballafaqohem, mendova se pikërisht tani është koha për ndryshime. Unë vendosa t’i bashkohem partisë e cila do t’i japë shpresë Kosovës, sepse ka programin dhe fuqinë për ta bërë ndryshimin që e duam të gjithë, dhe ta mbështes liderin që ka vizion për ta bërë Kosovën madhështore. Na priftë e mbara! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkruan Tërnava në Facebook.

Gjithashtu lexo

Kuvend, fillon pushimi vjetor për deputetët

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevski nga pozita e kryeprokurorit publik, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *