Home / Showbiz / Luljeta tregon se si u bë Meda nafaka e saj (Foto)

Luljeta tregon se si u bë Meda nafaka e saj (Foto)

A ka qenë vështirë t’ia marrish mendjen Medës ?

Kjo ishte ndër pyetjet e shumta që kërkoi Kosovarja nga Luljeta, bashkëshortja e Medës , për të na u përgjigjur gjatë një interviste.

Medën e kam adhuruar moti si këngëtar, por se do jetë i imi nuk do ta besoja askurrë, thotë Luljeta , e cila tregon si dhe ku është njohur me te së pari herë.

Unë jetoja në Suedi bashkë me familjen, me të cilën vendosëm që së bashku dhe me familjarë tjerë të shkojmë në mbrëmjen muzikore, tek kishte ardhur për të kënduar Meda. Aty, erdhi edhe rasti , momenti kur dhe kontaktuam me këngëtarin më të popullarizuar, me të cilin edhe u fotografuam . Qysh aty , por dhe nga ajo mbrëmje filluan të më përzihen ndjenjat dhe mendoja vetëm për te, Medën. E vetmja pyetje që ia bëja vetes më së shpeshti ishte : athua , Zoti do ma bëjë që të takohem edhe ndonjë herë me te.

Meqë ne i kishim marrë numrat e telefonit njëri tjetrit , filluam edhe të kontaktojmë përmes mesazheve dhe ashtu që e vendosëm që të takohemi serish në Suedi . Ishte ky takimi kur dhe krijuam lidhjen që të jemi bashkë dhe Meda prej atëherë u bë nafaka jeme, bashkëshorti im .

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *