Home / Showbiz / Majlinda feston ditëlindjen, por ka edhe një surpriz (Foto)

Majlinda feston ditëlindjen, por ka edhe një surpriz (Foto)

Lidhja e tyre ishte përfolur shumë. Bëhet fjalë për reperin e njohur Majk dhe bukuroshen, modelen e njohur Majlinda Zeka.

U kapën bashkë shumë shpesh nga mediet rozë. E më vonë vëmendje edhe më të madhe mori ndarja e këtij çifti të njohur, transmeton Gazeta Express.

E ajo që ishte më e rëndësishmja Majlinda ishte shtatzënë. As Majku e as Majlinda nuk folën asnjëherë haptazi për raportet e tyre.

Mirëpo një gjë dihej. Ata shumë shpesh postonin fotografi e thënie që sigurisht ia dedikonin njëri tjetrit.

Majlinda tani është në muajin e fundit të shtatzënisë. Asaj i ka mbetur vetëm edhe pak kohë derisa të sjellë në jetë fëmijën  e saj për herë të parë.

Në anën tjetër Majk kishte lënë pa fjalë fansat e tij duke lënë hapësirë të kuptohet se ai është ribashkuar me Majlindën tani që ajo është në pritje të fëmijës.

Reperi i njohur Majk i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai ditë më parë kishte postuar disa fotografi në profiln e tij në Instastory ku në to, shihej modelja Majlinda të cilës i vërehej barku shtatzënë.

Por kjo si duket mbeti vetëm me kaq, duke lënë një pikëpyetje të madhe sa i përket lidhjes së tyre.

I kontaktuar nga mediet, Majku nuk kishte dhënë një përgjigje konkrete nëse janë bashkuar apo jo. Ai është përgjigjur vetëm duke thënë se “ndoshta mund të jetë”.

Derisa Majk kishte dhënë këtë deklaratë, Majlinda nuk ka komentuar asgjë në lidhje me këtë çështje.

Ajo si duket i ka kushtuar vëmendje të madhe shtatzënisë së saj.

Së fundmi Majlinda po feston ditëlindjen e saj. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes disa videove e fotografive që ka postuar në profilin  e saj në Instastory.

Majlinda ditëlindjen e saj të 23-të e ka festuar me shoqet e saj të cilat i kanë blerë tortë.

E Majk një ditë më parë ka postuar fotografi ku shihet në bregdet./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *