Home / Lajme / Kronika e zezë / Makina me 5 familjarë del nga rruga pranë Shkopetit, rëndë njëri

Makina me 5 familjarë del nga rruga pranë Shkopetit, rëndë njëri

Një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga sot duke rënë rreth 30 metra poshtë rrugës pas një aksidenti të rëndë që është shënuar në aksin Tiranë-Burrel. Pas alarmit të dhënë vend kanë mbërritur forcat policore dhe është bërë e mundur nxjerrja e personave.

13625340_10207906451116740_1411069260_n

Në makinë ishin duke udhëtuar 5 persona, të gjithë familjarë me mbiemrin Shehu.

Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Shkak i rrëshqitjes dyshohet lagështira e gurët në rrugë.

Informacioni paraprak i Policise:

Rreth orës 10.20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Burrel-Shkopet, një mjet ka dale nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vendin e ngjarjes ku kanë kanë konstatuar se:

Në vendin e quajtur “Ish teleferiku”, sektori C, mjeti tip “Benz”, me targa AA 360 BC, me drejtues shtetasin Sh.Sh, 45 vjeç, ka dalë nga rruga duke rënë rreth 30 metra poshtë rrugës.

Në automjet udhëtonin gjithësej 5 veta, katër vëllezër dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit: -Sh.Sh (drejtuesi i mjetit) – E.Sh, B.Sh, B.Sh, dhe shtetasja D.Sh (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

Shtetasit Sh.Sh, E.Sh, B.Sh dhe D.Sh janë transportuar për në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi B.Sh, është transportuar në Tiranë, në gjendje më të rëndë. Theksojmë se mjeti nuk ka rënë në liqen.

Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet të jetë humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë e lagështirës në rrugë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *