Home / Lajme / Rajon / Mali i Zi: Anëtarësimi i NATO-s kushton 450.000 euro në vit

Mali i Zi: Anëtarësimi i NATO-s kushton 450.000 euro në vit

Obligim financiar i Malit të Zi ndaj NATO-s për anëtarësim në nivel vjetor do të jetë rreth 450.000 euro, kumtoi Ministria malazeze e Mbrojtjes.

Kjo është 0,027 për qind e buxhetit të përgjithshëm të përbashkët të Aleancës dhe këto janë mjetet e vetme që Mali i Zi e ka për obligim t’i ndajë për nevojat e NATO-s.

Kumtesa e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes pasoi pasi kryetari i Partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq deklaroi se anëtarësimi në NATO qytetarëve në vit do t’ju kushtojë 70 milionë euro.

Ministria malazeze e Mbrojtjes theksoi se buxheti i plotë i Mbrojtjes për vitin 2017 është 45 milionë euro, mjete të dedikuara për investim në sistemin malazez të Mbrojtjes, për pagat e të punësuarve, për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe për modernizim.

“NATO ka formulë të qartë e cila përfshin kuota precize për investim në sistemin e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas kësaj formule, obligimi financiar i Malit të Zi ndaj NATO-s, për anëtarësim në nivel vjetor është rreth 450.000 euro në vit gjegjësisht 0,027 për qind të buxhetit të përbashkët vjetor të Aleancës”, theksoi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.

Ai shtoi se çdo qytetari të Malit të Zi anëtarësimi në NATO do t’i kushtojë 72 centë në nivel vjetor.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *