Home / Lajme / Maqedoni / Mali Sharr në Maqedoni të shpallet park kombëtar

Mali Sharr në Maqedoni të shpallet park kombëtar

Ndonëse vite me radhë organizohen debate, tribuna dhe organizime të ndryshme për shpalljen e Malit Sharr park kombëtar, megjithatë procedura nuk arriti asnjëherë në kuvend për debat dhe për miratim, shkruan gazeta KOHA. Në këtë drejtim edhe kohëve të fundit janë organizuar disa evenimente që kanë të bëjnë me këtë iniciativë nga Platforma e njohur Miqtë e Sharrit. Në ndërkohë, në kuadër të këtyre aktiviteteve ka qenë edhe Dita e biodiversitetit që është shënuar në Tetovë, ku është shtruar nevoja urgjente që Mali Sharr të shpallet park kombëtar. Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, thekson se në këtë drejtim janë bërë disa hapa konkret dhe këto hapa i paraprinë vendimit final për shpalljen e Malit Sharr si park kombëtar.

 

“Është miratuar marrëveshja nga ana e UNEP-it me institutin e mjedisit jetësorë të Universitetit të Tetovës, i cili do të ketë rol kryesor, gjegjësisht rol udhëheqës në kuadër të konsorciumit me Universitetin e Shkupit dhe organizatat e tjera jo qeveritare që përfundimisht të fillojnë të punojnë studimin e vlerave të Malit Sharr, me çka do të bëjmë një hap të madh në drejtim të shpalljes së Malit Sharr Park Nacional”, thekson ministri Ahmeti. Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, ndërsa sipas kreut të Këshillit komunal, Hisen Xhemaili, janë bërë edhe hapa konkret. “Para disa kohe Këshilli i Komunës së Tetovës ka sjellë një vendim për fshatrat e Malësisë që gjenden në Komunën e Tetovës, të fillojnë një proces për grumbullimin e mbeturinave në zonat rurale, ku tanimë ky projekt ka progres pasi që në disa fshatra të Malësisë, si në fshatin Gajre, Lisec dhe Shipkovicë tanimë po grumbullohen mbeturinat, ne edhe më tutje bëjmë përpjekje që edhe fshatrat tjerë që janë brenda Komunës së Tetovës, të përfshihen në këtë projekt me qëllim që të kemi një ambient, mjedis më të pastër jetësor, dhe ujë më të pastër”, shprehet Xhemaili.

Përndryshe Shoqata Ekologjike Maqedonase dhe Platforma “Miqtë e Sharrit” gjatë vitit 2015 kishte realizuar një anketë me qytetarët për shpalljen e Malit Sharr park kombëtar. Sipas kësaj ankete, 83 për qind e banorëve të cilët jetojnë në komunat përgjatë Malit Sharr dëshirojnë që i njëjti të shpallet Park Kombëtarë. Vendimin përfundimtar do ta sjellë Qeveria pasi të jenë bërë të gjitha studimet dhe përgatitjet e nevojshme. Ndryshe, Mali Sharr, pothuajse në të gjithë pjesët pritet në mënyrë të pamëshirshme, ndërsa kjo, sipas ekspertëve të ekologjisë, do të ndikojë keq në të ardhmen, pasi që vetë fshatrat do të jenë në rrezik nga erozioni i dheut dhe në këtë drejtim vetëm Parku Nacional do të shpëtonte Sharrin nga shkatërrimi i tij. Megjithatë sipas kreut të këshillit të komunës së Tetovës Xhemaili, iniciativa e këtillë është në të mirë të vetë banorëve pasi që në të ardhmen do të zhvillohet turizmi malor, do të ndalet prerja e pakontrolluar e pyjeve dhe do të hapen dyert për shumë vizitorë nga jashtë, pohojnë nga qeveria e Maqedonisë, e cila në fund do të sjellë vendimin për Park Nacional. Pas shpalljes së Malit Sharr si park nacional do të ketë shumë beneficione pohojnë njerëz të cilët janë të kyçur në iniciativën për shpalljen Park nacional të Malit Sharr. Deri më tani organizatat joqeveritare në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë kanë realizuar rreth 100 debate me pjesëmarrjen e më shumë se 3500 banorëve, 211 deputetëve nga dy përbërje të ndryshme parlamentare dhe 48 përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Në anën e Kosovës, Mali Sharr është shpallur park kombëtarë që në vitin 1968.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *