Home / Lajme / Maqedoni / Manevski: Zaevi është i rrezikshëm për Maqedoninë

Manevski: Zaevi është i rrezikshëm për Maqedoninë

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Mihajllo Manevski, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është rreziku i përgjithshëm i Maqedonisë dhe se asgjë nuk mund t’i besohet, sepse, sipas tij, nuk është njeri që e mbanë fjalën dhe ndërron mendimet,

 

Manevski e akuzon Zaevin se e ka mbajtur peng Maqedoninë, për dy vite e gjysmë dhe se i ka keqtrajtuar qytetarët. Në kolumnën e tij, Manevski flet me gjuhë të ashpër kundër Zaevit, duke thënë se nuk i besohet as në përparimin e një shteti unitar sepse nuk reagoi për vendosjen e flamurit shqiptar, nga ana e Talat Xhaferit.

Manevskit i pengon edhe gjuha shqipe, pasi që Zaevi nuk garanton se nuk do të lejohet dygjuhësia në tërë territorin e Maqedonisë dhe se nuk do të hapen tema për ndërrimin e stemës, flamurit dhe himnit.

Në fund, Manevski thotë se populli nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lejojë që ta humbë shtetin me procedura të paligjshme dhe jokushtetuese të Zaevit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *