Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, OSBE kërkon arrestimin e protestuesve që shkaktuan dhunë në Kuvend

Maqedoni, OSBE kërkon arrestimin e protestuesve që shkaktuan dhunë në Kuvend

OSBE-ja në një prononcim para mediave në vend ka kërkuar që të ketë mbrojtje të gazetarëve në të ardhmen dhe të gjithë ata që sulmuan gazetarët në Kuvend të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar konform Kodit Penal,

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se sulmet dhe kërcënimet kundër gazetarëve janë një realitet, e ky realitet u dëshmua me sulmin që ndodhi ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë,” ka thënë kreu i OSBE-së, Suomalainen.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar ka theksuar se vendi ka nevojë për reforma urgjente në media, të cilat do të mundësojnë të kemi një gazetari profesionale, përmirësim të sigurisë së gazetarëve, të cilat do të fokusohen edhe në auto-cenzurë, si dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes, të cilat inkurajojnë intolerancë. Ai gjithashtu theksoi se reformat janë më se të nevojshme edhe në financimin e mediave.

Sipas kreu të OSBE-së, është e nevojshme që të rritet ndërgjegjësimin i lirisë së mediave si një gur themeli i shoqërive demokratike. Ajo theksoi se ne jetojmë në kohën e lajmeve të rreme dhe fakteve alternative të cilat  qytetarëve u mundësojnë këndvështrime të ndryshm. Kësaj duhet që t’ju përgjigjemi duke e mbështetur gazetarinë cilësore që qytetarët të kenë qasje deri tek informatat objektidhe dhe të vërteta, si dhe qasje edhe nga kënvështrimet tjera të ndryshme, ka thënë ajo.

“Duhet që të mbështetet dhe përparohet leximi mediatik që qytetarët të kuptojnë se si mund të kuptohet një informatë e gabuar”, vuri në dukje kreu i misionit të OSBE-së, Suomalainen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *