Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, po skadon afati për vlerësimin e dëmeve nga moti i ftohtë

Maqedoni, po skadon afati për vlerësimin e dëmeve nga moti i ftohtë

Të mërkurën skadon afati deri kur bujqit mund të dorëzojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve që shkaktoi akulli i pranverës. Vlerësimet në terren do t’i bëjnë gjithsej 73 komisione të cilat i formoi qeveria për këtë qëllim,

Nga raporti i tyre do të dihet dëmi përfundimtar tek pemët dhe vreshtat. Pas kësaj do të vërtetohet përqindja që shteti do të dëmshpërblejë bujqit.

Akulli dhe temperaturat e ulëta për vetëm dy ditë gjatë muajit të kaluar, shkaktuan dëme serioze tek pemët, vreshtat dhe kulturat tjera bujqësore. Për shkak të këtyre dëmeve, bujqit paralajmëruan çmime më të larta për mollat, patatet dhe kulturat e hershme që rriten në Prespë, Tikvesh dhe rajone tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *