Home / Kryesoret / Maqedonia është kampion Evropian i varfërisë!

Maqedonia është kampion Evropian i varfërisë!

CIVIL Media bisedoi me Branimir Jovanoviq, profesor në Institutin për shkenca shoqërore dhe humanitare, pas komentit të tij në Fejsbuk për kreditimin e qytetarëve nga “Forca”:”Shoqërimi është shoqërim, “Forca” është fajde. E miratuar nga Ministria për financa”, dhe në kontekst të domosdoshmërisë ekzistenciale të një pjese të qytetareve dhe qytetarëve, edhe nga ky rrezik financiar. Me Jovanoviqin biseduam edhe për drejtësinë sociale dhe për gjendjen e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni.

“Maqedonia ka padrejtësi të madhe sociale sepse kemi varfëri rekordi në Evropë. Rreth 9% të njerëzve që jetojnë në Maqedoni, jetojnë me rreth 60 denarë në ditë. Këto mjaftojnë vetëm për bukë dhe qumësht”, u deklarua Jovanoviq, duke e definuar drejtësinë sociale në Maqedoni, në krahasim me vendet në rajon.

Duke e komentuar statusin e tij në Fejsbuk për reklamën për kredi afatshkurta, Jovanoviq e parashtroi pyetjen për nevojën e ekzistimit të shoqatave financiare, të cilat një pjesë e madhe të qytetarëve në Maqedoni i sjellin në situatë të robërisë së borxhit.

“Varfëria te ne është aq serioze, siç themi –“thika deri në asht”, dhe për këtë arsye njerëzit janë të detyruar të shfrytëzojnë shërbime të këtilla fajdesh. “Forca” dhe të tjerat në një mënyrë janë prodhim i asaj padrejtësie sociale”, na tha Jovanoviq.

Jovanoviq flet edhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për dallimin mes investitorëve të vendit dhe të huaj kur bëhet fjalë për zbatimin e masave ligjore për punë.

“Mund të thuhet se gjendja në fabrikat e tekstilit është shumë më e keqe sesa në investimet e huaja. Për shembull, ndonjë punëtore, për arsye se shefi i saj nuk ka qenë i kënaqur nga ajo, e ka mbyllur në ndonjë dhomë dhe nuk e ka lëshuar të dalë!? Kjo është torturë klasike dhe e papërfytyrueshme në kohen e sotme”, deklaroi Jovanoviq, duke treguar disa raste të shkeljes së të drejtave punëtore në Maqedoni.

Për fund, faji për shkallën e tillë të varfërisë, për “fajden” ligjore dhe për shkeljen e ashpër të të drejtave të punëtorëve, Jovanoviq e gjen para së gjithash në institucionet përkatëse përmes zbatimit të kornizave ligjore në pjesën e financave dhe politikave sociale dhe punëtore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *