Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia i shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

Maqedonia i shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

 Me shumë aktivitete në Maqedoni sot do të shënohet 9 Maji –  Dita e Evropës dhe Dita e fitores mbi fashizmin.

Mbi 30 ngjarje nëpër tërë vendin do të organizojë dhe mbështesë Delegacioni i Bashkimit Evropian, në partneritet me shumë organizata, ambasada dhe komuna, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 67-të të BE-së – Ditës së Evropës, qëllimi i të cilit është ta afrojë procesin e eurointegrimeve sa më afër qytetarëve.

Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, bëhet fjalë për ngjarje nga më të ndryshmet lidhur me sportin, si Maratona e Shkupit dhe turnire në futboll, ngjarje nga kultura, pastaj vallëzimi vjetor i maturës për maturantët nga shkollat e mesme, si dhe shumë debate, ligjërata, gara dhe festivale lokale.

Me rastin e Ditës së Evropës dhe me qëllim që ta festojnë idenë evropiane në nivel lokal, sot në orën 12:00 hepeningje do të mbajnë anëtarët e BE Info rrjetit – BE info pikat në komunat Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë, Veles dhe në Kumanovë.

Gjithashtu BE autobusi, që do të udhëtojë nëpër vend, do të qëndrojë në Petrovec, Negorci, Prosenikovë, Sërbinovë dhe në Plasnicë.

Më 9 maj të vitit 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e një Evrope të organizuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin evropian, i cili u prish nga luftërat. Propozimi i njohur si “Deklarata e Shuman” konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e njohim si Bashkimi Evropian.

Marrëveshja nga Parisi në vitin 1951 kur u formua Bashkësia evropiane për qymyr dhe çelik (ESCS), Marrëveshja nga Roma për formimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane  (EEC) dhe formimi i Bashkësië Evropiane për Energji Bërthamore (Euratom) në vitin 1957, së bashku me plotësimet e amendamenteve me Marrëveshjen nga Mastriht për krijimin e  Bashkimit Evropian në vitin 1992 dhe Marrëveshjen nga Amsterdami nga viti 1997, e krijuan bazën kushtetuese të Unionit, duke i lidhur shtetet-anëtare më fuqishëm se cilado marrëveshje tjetër e njohur deri më tani midis shteteve sovrane.

Fillimisht, aktivitetet e Bashkësisë kishin të bëjnë me krijimin e tregut të përbashkët për qymyrin dhe hekurin në gjashtë shtete themeluese – Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda.

Në atë periudhë të pasluftës, në Bashkësi shihej si në një mënyrë për përforcimin e paqes, përmes bashkëpunimit në kuadër të strukturës ndërkombëtare në të cilën do të tejkalohen dallimet dhe të gjitha shtetet do të trajtohen si të barabarta.

Sot BE-në e përbëjnë 28 vende anëtare. Me Bregzitin, kriza financiare, kriza migruese, sulmet terroriste dhe zgjerimi i populizmit konsiderohet se unioni përballet me sfidat më të mëdha nga ekzistimi i tij. Vlerësohet se me fitoren e Emanuel Makron në zgjedhjet në Paris dhe ato në Holandë hapet shpresë e re për BE-në.

11 октомври партизани.jpg

Me shumë aktivitet shënohet edhe Dita e fitores mbi fashizmin. Ambasada e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë dhe Konsullata ruse e nderit në Manastir me rastin e 9 Majit në “Shirok Sokak” të dielën organizuan koncert me titull “Një ditë e luftës. Në sheshin “Maqedonia” në Shkup u mbajt edhe manifestimi “Regjiment i pavdekshëm” dhe u vendos edhe “Muri i përkujtimit” në portretet e vendosura të pjesëmarrësve në lëvizjen antifashiste.

Në kuadër të shënimit të Ditës së fitores mbi fashizmin 9 maji, Ambasada e Rusisë organizon vendosje të kurorave para Monumentin të partizanëve të rënë te hidorcentrali “Matka” në Shkup.

Më 9 maj të vitit 1945 Gjermania e nënshkroi kapitullimin e saj në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën jetën e humbën mbi 50 milionë njerëz, nga të cilët mbi 20 milionë nga ish-BRSS-ja. Lufta zyrtarisht ka përfunduar disa muaj më vonë, me kapitullimin e Japonisë, por në Evropë ajo ditë shënohet si Dita e fitores mbi fashizmin. Në llogoret naziste janë vrarë rreth 12,5 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj. Dëmi material nga Lufta e Dytë Botëror vetëm në Evropë është vlerësuar në rreth 260 miliardë dollarë amerikanë.

Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koaliconit antifashist. Në luftërat kundër okupatorëve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, vetëm nga pjesa e Vardarit të Maqedonisë e kanë humbur jetën 33.000 njerëz, duke i përfshirë edhe rreth 7.000 hebrenj të Maqedonisë, të cilët ishin deportuar në llogorin e përqendrimit Treblinka.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *