Home / Kryesoret / Maqedonia radhitet e fundit për nga liria e medias në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia radhitet e fundit për nga liria e medias në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia gjindet në vendin e fundit në Balkanin Perëndimor për respektimin e lirisë së medias vlerëson Qendra hulumtuese e Parlamentit Europian,

Raportu u publikua në në maj të këtij viti dhe përshkruan gjendjen e lirisë së fjalës në shtetet Balkanike.

Sipas SHGM-së, në raportin, si arsye kryesore për klimën e keqe në mediat në Maqedoni janë cekur disa faktorë, ndër të cilët është moszbatimi i ligjeve egzistuese, mediat janë në pronësi të personave të afërt me qeverinë, dhuna ndaj gazetarëve, klientalizmi, politizimi dhe korupcioni si dhe mungesa e vullnetit politik për promovimin e pluralizmit në media. Këto janë vetëm pjesë e komenteve nga raporti.

Parlamenti Europian u bën thirrje shteteve aspiruese të krijojnë klimë të volitshme për punë të mediave, që do të mundësojë raportim të saktë dhe objektiv.

PE-ja bën thirrje për një rol proaktiv të organizatave dhe të organeve vetërregulluese, përmirësim të efikasitetit të sistemit gjyqësor, përkushtim politik dhe rol më të rëndësishëm të shoqërisë civile, ku në afat të gjatë të gjithë sëbashku duhet të kontribuojnë për përmirësimin e klimës mediatike.

Në raportin e tyre Qendra parlamentare e Europës për hulumtime, thirret edhe në hulumtimin e bërë nga SHGM-ja në kuadër të projektit rajonal “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për lirinë e medias dhe për mbrojtje të gazetarëve”. Raportin e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *