Home / Lajme / Botë / Mark Zuckerberg diplomon sot nga Harvardi

Mark Zuckerberg diplomon sot nga Harvardi

MARK ZUCKERBERG DO TË MBAJË NJË FJALIM SOT NË HARVARD, NË UNIVERSITETIN TË CILIN AI E BRAKTISI 12 VJET MË PARË PËR T’U FOKUSUAR NË FACEBOOK.

Zuckerberg, 33 vjeç, i bashkohet një tjetër njeriu të famshëm që e la Harvardin, Bill Gates, i cili mbajti fjalim para diplomimit të tij rreth një dekadë më parë.

Steve Jobs, i cili e kishte braktisur Kolegjin Reed në Oregon, kishte dhënë gjithashtu një fjalim nderi më 2005, transmeton Gazeta Epress.

Zuckerberg nisi Facebook-un në dhomën e tij të konviktit në Harvard më 2004. Ai takoi atje gjithashtu edhe gruan e tij Priscilla Chan.

Ngjarja do të transmetohet live sot pasdite në uebfaqen e Harvardit dhe në faqen zyrtare të Mark Zuckerberg në Facebook.

Pas dhënies së fjalimit, Zuckerbergut do t’i jepet diploma e Harvardit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *