Home / Lajme / Botë / Matis: SHBA-ja nuk tenton të intervenojë në luftën në Siri, por do t’i mbrojnë ushtarët e tyre

Matis: SHBA-ja nuk tenton të intervenojë në luftën në Siri, por do t’i mbrojnë ushtarët e tyre

SHBA-ja nuk përpiqet ta përforcojë rolin ushtarak në konfliktin sirian, por do t’i mbrojë ushtarët e vet, nëse ata rrezikohen, deklaroi ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, pasi aeroplanë amerikanë kanë kryer goditje ajrore ndaj milicisë qeveritare në Siri.

“Ne nuk do ta përforcojmë rolin në luftën qytetare siriane, por do t’i mbrojmë ushtarët tonë, nëse ‘ndaj nesh ndërmerren veprime agresive’ “, theksoi Matis para fillimit të takimit me ministrin suedeze të Mbrojtjes Peter Hultkvist në Pentagon.

SHBA-ja mbrëmë ka kryer sulme ajrore në qytetin sirian At Tanf afër kufirit me Jordaninë, që është nën kontroll të forcave proqeveritare, të cilët konsiderohen për kërcënim të sigurisë të ushtarëve amerikan dhe kryengritësve të cilët mbështeten nga koalicioni antiterrorist ndërkombëtar që është i udhëhequr nga SHBA-ja.

Gjithashtu lexo

Donald Trump po destabilizon dynjanë

Donald Trump është shumë krenar për paparashikueshmërinë e tij. Presidentit amerikan i pëlqen të mburret …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *