Home / Lajme / Maqedoni / Matura shtetërore në Maqedoni u realizua me sukses

Matura shtetërore në Maqedoni u realizua me sukses

Maturantët i janë nënshtruar sot provimit të maturës shtetërore në lëndën e gjuhës dhe letërsisë në sesionin e qershorit. Sipas drejtuesve të shkollave procesi është zhvilluar pa probleme të theksuara.

 

“Nuk kemi vërejtje si nga ana e nxënësve po ashtu edhe nga ana e testatorëve gjithçka është në rregull. Sot i’u nënshtruan gjithsej 550 nxënës provimit të lëndës në gjuhën shqipe, gjithashtu edhe ditën e shtunë dhe ditëve në vijim edhe dy lëndëve tjera nga matura shtetërore të cilat janë në nivel ekstern dhe një nivel intern”, tha për Alsat-M, Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Nxënësit thonë se në përgjithësi testimi ka shkuar siç duhet por me disa probleme të vogla.

Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore për provime 16.426 maturantë janë paraqitur për t’iu nënshtruar provimit të maturës shtetërore, prej tyre 10.632 për gjuhën maqedonase, 5.120 për gjuhën shqipe dhe 418 maturantë për gjuhën turke.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *