Home / Kryesoret / Maturantët në Tetovë bëjnë thirrje që nata e maturës të festohet me maturi

Maturantët në Tetovë bëjnë thirrje që nata e maturës të festohet me maturi

Mbrëmja e maturës është shndërruar në një traditë kohëve të fundit. I kushtohet shumë rëndësi e madhe nga nxënësit.

Nga ata pritet me një ndjenjë shumë të fuqishme gëzimi e kënaqësie, e bashkuar me dëshirën e zjarrtë, që secili të duket më bukur se tjetri. Adoleshentët e përcaktojnë si mbrëmjen më të rëndësishme të 18-viteve sepse është mbrëmja e fundit që të gjithë mblidhen së bashku, për të kujtuar momentetet më interesante gjatë katër viteve, e më pas secilin jeta e drejton në atë se çfarë zgjedhur ai.

Telegrafi Maqedoni ka bashkëbiseduar me maturantë të shkollave të mesme në lidhje me atë se a preokupohen maturantët pa nevoje për mbrëmjen e maturës, pasi kjo ndikon në lëshimin e procesit arsimor? Maturantët poashtu përgjigjen në lidhje me atë se çfarë do të kishin hequr dhe apo shtuar që matura të festohet më me maturi.

Maturantja nga shkolla e mesme ekonomike ‘8 Shtatori’, Bajrame Ramadani u sugjeron bashkëmoshatareve që më shumë të merren me të ardhmen dhe mësimet.

‘Ceremonia për mua është dasëm e thjesht dhe nuk duhet të merremi me të assesi. Desha të iu them se nuk duhet të merret aq afër zemrës. Jemi të rinj dhe çdo gabim në këtë moshë na mbetet gjatë gjithë jetës. Në gjysmëvjetorin e dytë mendoj se askush nga ne nuk ka prek libra. Edhe profesorët këtu kanë faj sepse na lejojnë që të merremi me festë, edhe atë shumë para kohe. Por, është krijuar veç më traditë. Maturat duhet të jenë më modeste dhe të organizuara mirë nga stafi i shkollës. Duhet që të shkohet në mënyrë më të organizuar. Mos na “dalin” mendt’, thotë Ramadani.

Ardonit Ismaili, maturant në shkollën e mesme të Gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ e vendos theksin te kriza ekonomike, gjegjësisht maturantët të kontrollojnë buxhetin e shtëpisë që mos t’i harxhojnë prindërit.

‘Preokupimi i nxënësve për maturën është duke ndodhur gati se çdo vitë, e këtë informatë e kemi pasur nga profesorët si dhe nga nxënësit e tjerë që kanë kaluar këtë periudhë, e tani vetëm se jemi duke e vërtetuar. E argumenti i këtij preokupimi është vetë regjistri i notave, ku disa nga maturantët kanë vazhduar të kenë sukses të njejtë ndërsa të tjerët të kapur nga ’emocionet e mbrëmjes’ kanë kaluar në sukses më të dobët, në disa raste edhe në atë që është në prag të përsëritjes së vitit. Për një festë më të mençur personalisht do doja që ajo natë të zgjaste më shumë, i rrethuar nga shoqëria duke treguar rrëfime të ndryshme përgjatë tërë viteve të shkollimit tonë’, thekson Ismaili.

Ai më tej u bën thirrje maturantëve tjerë që të kenë kujdes me automjetet sepse siguria jonë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve është primare, por gjithashtu edhe suksesi dhe rruga drejt zgjedhjes së profesionit të ishin paralele dhe të lëmë anash mendimet e shumta rreth ‘natës së maturës’.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *