Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 1,4 milionë banorë të Maqedonisë e shfrytëzojnë internetin, ndërsa një milion Fejsbukun

Mbi 1,4 milionë banorë të Maqedonisë e shfrytëzojnë internetin, ndërsa një milion Fejsbukun

Në Maqedoni janë regjistruar 1.440.000 shfrytëzues të internetit ose 68,5 për qind nga popullsia, ndërsa një milion janë kyçur në rrjetin social Fejsbuk, tregojnë të dhënat në ueb faqen e specializuar statistikore “Internet uorlld saj”.

Nga vendet e rajonit më shumë se Maqedonia internet shfrytëzojnë në Slloveni (72,8 për qind) dhe në Kroaci (75 për qind). Pas Maqedonisë kualifikohet BeH (68,1 për qind), Serbia (66,6 për qind), Greqia (63,2 për qind), Mali i Zi (60,2 për qind), Shqipëria 960) Bullgaria (56,7 për qind).

Në Evropë internet shfrytëzojnë 637 milionë njerëz, ndërsa Fjesbuk 328 milionë. Rrjeti global on line më shumë shfrytëzohet në Islandë, gjegjësisht 100 për qind nga banorët, pas çka vijojnë Norvegjia, Holanda dhe Suedia me 96 për qind. Më pak shfrytëzues të internetit ka Ukraina 43,4 për qind.

Sipas Internet uorlld stat, në botë ka 3,67 miliardë internet shfrytëzues ose 50,1 për qind nga popullsia e përgjithshme botërore, ndërsa 1,68 miliardë njerëz e shfrytëzojnë Fejsbukun.

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *