Home / Kryesoret / MBLEDHJE KOMEMORATIVE KUSHTUAR HAZBI IDRIZIT – (VIDEO)

MBLEDHJE KOMEMORATIVE KUSHTUAR HAZBI IDRIZIT – (VIDEO)

Dy ditë pas vrasjes së kryetarit të komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi , sot është mbajtur mbledhja komemorative në shkollën fillore Abdyl Frashëri të fshatit Bogovinë.Në këtë mbledhje komemorative kanë marrë pjesë familjarë, miq, bashkëpuntorë dhe kryetarë të komunave të Pollogut.Pjesëtarët e familjes së tashmë të ndjerit Hazbi Idrizi, janë shprehur se akti tragjik që I ndodhi kësaj familje ka tronditur ata si familje dhe jo vetëm ata por edhe më gjërë.Por ata nënvizuan se kjo ngjarje shumë e rëndë  me kaq mbyllet për dy familjet, transmeton Televizioni Koha.

Para të pranishmëve, në emër të kryetarëve të komunave, fjalë mbajti kryetari i Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe përfaqësues të komunës së Bogovinës.

Deklarata bejta Nuk besoj që kishim ndonjë kryetar tjetër më të përgatitur në radhët e shqiptarëve por edhe të tjerëve. Jo vetëm ne e respektonin si shqiptarë, ai respektohej edhe nga kryetarët e komuniteteve të tjera, për shkak se ishte i përgatitur profesionalisht dhe e njihte mirë punën e administratës, ekonomisë dhe financave. Këshillat e tij, ne si kryetar komunash i zbatonim në komunat tona, dhe ndoshta shumë pak e kanë ditur që Hazbi Idrizi i ka pasur të gjitha këto veti”, tha Bejta, duke shtuar që tani që ndërroi jetë, administrata e komunës dhe banorët e Bogovinës humbën njeriun e tyre më të dashur, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, me vendim të këshillit të komunës së Bogovinës, në territorin e kësaj komune është shpallur tre ditë zi ku në institucionet që janë pjesë e komunës janë ulur flamujt në gjysmë shtizë. Përndryshe, të shtunën paradite Bogovina u përfshi në një ngjarje të rëndë kur me gjashtë plumba u qëllua për vdekje kryetari I komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, nga Qani Abazi pas një zënke që kishin patur mes vete.Më pas edhe vet qëlluesi kishte vrarë veten e tij. /Tv Koh/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *