Home / Lajme / Rajon / Mblidhet Kryesia e AKR-së, vendosin me kë do të bëjnë koalicion parazgjedhor

Mblidhet Kryesia e AKR-së, vendosin me kë do të bëjnë koalicion parazgjedhor

Tashmë kanë filluar të mblidhen anëtarët e kryesisë së AKR-së, në një mbledhje në të cilën janë të pranishëm kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, Agim Bahtiri, Korab Sejdiu, e anëtarë të tjerë, ku do të vendoset për marrëveshje të koalicionit parazgjedhor ose eventualisht partia të shkojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Pas mbledhjes AKR pritet të del me vendime të rëndësishme për partin, pasi edhe zgjedhjet po afrohen.

Ndërkaq, dje zëvendës kryetari i Alternativës Ilir Deda ka thënë  se janë duke synuar një koalicion të gjërë parazgjedhor me LDK, AKR e VV-në.

“…ende s’ka asnjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK, në momentin që do të ketë ne do ta bëjmë publike. Synojmë që të bëhet një koalicion i gjerë parazgjedhor me LDK-në, AKR-në dhe VV-në”, ka thënë për Express, Ilir Deda.

Krejt kjo, raportohet se po bëhet me qëllimin që t’i jepet fund qeverisjes së PDK-së, e cila deri të mërkurën ka bashkëqeverisur me LDK’në, partinë e cila ‘Alternativa’ po synon të bashkëpunojë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *