Home / Lajme / Mbreti hollandez pilot sekret për 21 vite me rradhë

Mbreti hollandez pilot sekret për 21 vite me rradhë

Nëse ndonjëherë keni udhëtuar me linjat ajrore holandeze KLM, ju mund të jeni shërbyer nga familja mbretërore.

Për 21 vite me rradhë mbreti i Hollandës, Willem-Alexander ka punuar dy herë në muaj si pilot pa dijeninë e pasagjerëve në linjën ajrore Cityhopper.

“Fluturimi është fantastik,”-ka thënë ai për gazetën De Telegraaf.

Pasioni i tij për avionët ka qenë gjithmonë i njohur, por askujt nuk ia kishte marrë mendja se nuk do të hiqte dorë nga roli i tij në kabinën e aeroplanit kur  erdhi në fron në vitin 2013.

Monarku 50-vjeçar tani synon të vazhdojë punë e tij si pilot dhe do ti kalojë muajt e ardhshëm suke mësuar se ti drejtojë një Boeing 737.

Gjithashtu lexo

Shkencëtarët zbulojnë 3 pika kryesore se si të jeni “të paharrueshëm” në takimin e parë

Thonë se përshtypja e parë që kemi për dikë është e qëndrueshme kështu që është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *