Home / Kuriozitete / Mbyll veten aksidentalisht në veturë, qesh derisa zjarrfikësit përpiqen ta ndihmojnë (Foto)

Mbyll veten aksidentalisht në veturë, qesh derisa zjarrfikësit përpiqen ta ndihmojnë (Foto)

Një vogëlush 14 muajsh i quajtur Brandon Emery u shpëtua nga një grup zjarrfikësish në Cornwall të Anglisë pasi pa dashje u mbyll në veturë

Nëna e tij Kirsty, 27 vjeçare, ka njoftuar zjarrfikësit për t’i ofruar ndihmë pasi nuk ia doli e vetme, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Kirsty bashkë me djalin e saj 14 muajsh kishin dalë për të bërë pazar, por në momentin kur ajo po i fuste gjërat e blera në bagazhin e veturës, djali i vogël kyçi vetën dhe mbeti brenda.

Megjithatë, kjo nuk e bëri vogëlushin fare të qante, përkundrazi ai qeshte dhe ishte tejet i ngazëllyer edhe kur pa fytyrat e ekipit të zjarrfikësve.

Ata e përshkruan këtë rast si më të mirin që kishin bërë ndonjëherë në jetë, duke dhënë ndihmë një fëmije që u solli humor e shumë dashuri.

Vogëlushi kishte qëndruar për disa minuta brenda në veturë, por sigurisht vetëm duke qeshur.

Gjithashtu lexo

Kur ta kuptoni se çfarë mund të bëni me llumin e kafes, kurrë më nuk do ta derdhni asnjë gram

Të gjithë më së shumti dëshirojmë ta fillojmë ditën me kafen e mëngjesit. Llumi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *