Home / Lajme / Rajon / Mbyllen dhe gjobiten me para dy Casino

Mbyllen dhe gjobiten me para dy Casino

Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme në këtë fushë.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim –licencë përkatëse të ATK-së.

“Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat janë të pa licensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10, 000 euro”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave, transmeton Express.

Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

Aksione të tilla janë zhvilluar edhe gjatë muajve të kaluar ku disa lokale me veprimtari të njejtë janë mbyllur dhe janë gjobitur me para.

ATK vazhdimisht bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *