Home / Kryesoret / Më 10 maj vendoset fati i kryetarëve të komunave – (VIDEO)

Më 10 maj vendoset fati i kryetarëve të komunave – (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë të mërkurën, do të shqyrtojë iniciativat për shfuqizimin e  dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe të Kodit Zgjedhor, me çka do të mundësoj që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbesin në funksionin e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, transmeton Televizioni Koha.

Gjykata javën e kaluar ka njoftuar se me dy iniciativa të reja e zgjeron agjendën e seancës të caktuar më 10 maj, në të cilën në rend dite kanë qenë vetëm dy iniciativa për çështje jo aktuale.

Si pika e tretë të mërkurën është paralajmëruar shqyrtimi i iniciativës për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e “nenin 35 pika 1 dhe nenit 49 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 16 pika 1 dhe neni 16 pika 1 në pjesën ‘pjesa e parë në maj’ nga Kodi Zgjedhor”. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *