Home / Lajme / Kronika e zezë / Me grushta, shishe e armë zjarri, grupe rivalet trondisin Laçin

Me grushta, shishe e armë zjarri, grupe rivalet trondisin Laçin

Një përplasje masive me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në një lokal në Kurbin.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnate në afërsi të autostradës në Laç.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy grupeve rivale ku janë përleshur me njeri-tjetrin duke përdorur shishe qelqi, sende të tjera të forta dhe madje edhe armët.

Por pas sinjalizimit të policisë, lokali është boshatisur, megjithëse dyshohet se ka edhe të plagosur nga ngjarja, që ka shkaktuar jo pak panik në zonë.

Policia nuk ka arritur të kapë asnjë nga personat e përfshirë në ngjarje por që prej natës së kaluar ka ngritur postblloqe e pika të shumta kontrolli për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *