Home / Lajme / Maqedoni / Mediat greke harrojnë ‘armiqësinë’, përkrahin Gruevskin kundër shqiptarëve

Mediat greke harrojnë ‘armiqësinë’, përkrahin Gruevskin kundër shqiptarëve

Mediat greke alarmojnë për ‘Shqipërinë e Madhe’ pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Duke implikuar edhe amerikanët në këtë ‘përbetim’ të madh, mediat greke janë solidarizuar me regjimin në ikje të Nikolla Gruevskit,

“Deklarimi jolegjitim i Talat Xhaferit në krye të Kuvendit ishte organizuar nga ambasada amerikane në Shkup pa dijeninë e Shtëpisë së Bardhë”, raporton Netpress nga Athina.

Disa media të tjera kanë përkrahur qëndrimin e kreut të VMRO-DPMNE dhe presidentit Gjorgje Ivanov, që sipas tyre, kanë mbrojtur unitetin e shtetit.

Kurse ‘Tv Star’ ka alarmuar se ‘terroristët’ e UÇK-së janë të vendosur në qëllimin e tyre për destabilizimin e Maqedonisë dhe Ballkanit.

Me titullin bombastik ‘Ambasada amerikane në Shkup veproi ndaras nga Departamenti i Shtetit dhe për pak sa nuk shkaktoi konflikt ushtarak’, portali ‘Pronjuz’ ka theksuar se zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka përshëndetur zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë.

“Askush në Shtëpinë e Bardhë dhe as në Këshillin Amerikan të Sigurisë nuk është njoftuar nga ambasada amerikane në Shkup, përkatësisht nga ambasadori Jess Bailey, mbi planet për të njohur kryetarin e ri, Talat Xhaferi, zgjedhja e të cilit shkaktoi trazira gjatë së enjtës. Sipas raportimeve, presidenti Trump është befasuar nga vendimi i ambasadës amerikane në Shkup dhe Këshilli i Sigurisë nuk ka qenë i kënaqur nga një gjë e tillë”, shkruan ‘Pronjuz’.

Ky portal nënvizon se amabsadori Bailey është plotëisht i pavarur në rolin e tij në Maqedoni, duke bashkëpunuar me disa qarqe brenda Departamentit Amerikan të Shtetit të kohës së Obamës, me disa OJQ dhe USAID-in

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *