Home / Lajme / Maqedoni / Megjithëse i shkarkuar, Çavkov vazhdon të drejtojë policinë maqedonase

Megjithëse i shkarkuar, Çavkov vazhdon të drejtojë policinë maqedonase

Edhe pse ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu e shkarkoi nga detyra një ditë pas hororit që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i shtabit operativ në kuadër të MPB-së për reagime në situate krizash Mitko Çavkov, sipas burimeve brenda MPB-së, po mundohet ta pengojë kërkimin apo arrestimin e huliganëve të cilët e rrezikuan jetën e deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend.

Ai mbrëmë kishte kërkuar të gjitha kërkesat e personave për të cilët Ministria e Punëve të brendshme ka dërguar thirrje dhe po i ndjek penalisht, me siguri që shefat e tij partiakë të kenë informacione të plota dhe nëse munden për shumicën të ndalin ndjekjet penale.

Sipas burimeve Brenda prokurorisë së Zvërlevskit, prokurorja Gordana Geshovska është ajo e cila merret me personat në fjalë dhe të cilët ishin të detyruar të vijnë vetëm në bisedë.

Siç mëson portali libertas.mk, deri më tani në mesin e të arrestuarve dhe atyre që janë paraqitur në  prokurori mungojnë pjesa organizative (organizatorët) e  rrahjes që ndodhi më datë 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *