Home / Lajme / Kronika e zezë / Meksike – Investigoi e çoi në burg vrasësit e së bijës, vritet biznesmenja

Meksike – Investigoi e çoi në burg vrasësit e së bijës, vritet biznesmenja

Një biznesmene meksikane e cila udhëhoqi një grup prej 600 familjesh në kërkim të të afërmëve të tyre të zhdukur ka mbetur e vrarë.

Miriam Rodriguez Martinez u qëllua më armë në shtëpinë e saj në qytetin e San Fernandos.

Ajo u bë e njohur pasi hetoi marrjen peng dhe vrasjen e vajzës së saj nga kartela e drogës “Zetas”.

Informacionet që ajo i parashtroi policisë bën të mundur që pjesëtarët e bandës të arrestoheshin nga forcat e rendit.

Në mars një nga pjestarët e kësaj kartele u arratis nga burgu dhe që nga ai moment Miriam filloi të merrte kërcënime. Ajo u vra në ditën e Nënës në Meksikë.

Kolegët e saj u shprehën se ajo kërkoi mbrojtje nga policia, por u injorua, ndërkohë që një nga zyrtarët e policisë Irving Barrios deklaroi se nuk është e vërtetë që ajo nuk ka pasur mbrojtje, përkundrazi forcat e rendit dhe oficerët e policisë qëndronin me tre turne pranë banesës së saj.

Rodriguez motivoi dhe udhëhoqi një grup familjesh të zonës për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, pasi në 2012 vajza e saj Karen u vra nga kartela “Zetas” në vitin 2012.

Ajo gjeti trupin e të bijës në një varr masiv klandestinësh dhe arriti t’i dërgonte vrasësit e saj në burg.

Ndërkohë që banda në fjalë kishte kryer edhe një atentat ndaj bashkëshortit të saj.

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Meksikë ka kërkuar hetim të plotë të vrasjes së Miriam Rodriguez.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *