Home / Shëndeti / Mënyra Mesdhetare e Jetëgjatësisë së Shqiptarëve

Mënyra Mesdhetare e Jetëgjatësisë së Shqiptarëve

Specialistët e jetesës thonë që është e lehtë: Ushqehuni më shumë si një Mesdhetar. Po! Prindërit tuaj kishin shumë të drejtë kur iu ndiqnin nga mbrapa me pjatë në dorë për të ngrënë gjellën me zarzavate.

Ushqyerja mesdhetare mbështetet shumë tek fruta perimet, arrorët me kufizim të përdorimit të mishit dhe është një rregull i mirë për t’u ndjekur. Studimet kanë treguar se kjo mënyrë të ushqyeri është çelësi për të jetuar më gjatë, pasi ul rrezikun e sëmundjeve të liga të trupit dhe zemrës. Madje e mbajnë trurin e ri dhe më të shëndetshëm.

Dhe ndërkohë që do të ndiheni më mirë dhe me shumë gjasa do të jetoni më gjatë me një ushqim që favorizon frutat dhe perimet, gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani një peshë optimale që ndihmon në shëndetin tuaj.

Shqiptarët përgjithësisht anojnë mes një ushqyerje mesdhetare dhe asaj me bazë mishi, por me të dhënat e fundit e lidhjes së mishit të përpunuar me qelizat e dëmshme dhe ritmet frenetike të jetës, rritjen e obezitetit dhe të përgjegjësisë se duhet të ushqehemi shëndetshëm, ndoshta ju duhet të konsideroni një rrugë tjetër me shumë të gjelbra, perime dhe fruta!

Për ta ndjekur është shumë e lehtë. Të ushqyerit sipas mënyrës Mesdhetare është shumë e thjeshtë dhe ofron një sërë varietetesh, të cilat nuk do ta bëjnë aspak të mërzitshëm vaktin tuaj. Ushqehuni me perime, bishtajore dhe thjerrëza, arrore e shumë fruta. Por nuk duhet të kaloni në ekstrem dhe të evitoni karbohidratet, hajini me masë. Në vend të gjalpit, gatuani me vaj ulliri.

Burime alternative proteinash:

Thjerrëzat. Thjerrëzat janë shumë të pëlqyera dhe të përhapura në Shqipëri. Ato kanë 9 gram proteina për filxhan të mbushur me thierrëza si dhe 15 gram fibra. Kjo vlen për shumicën e fasuleve, si fasulet e zeza, fasulet e zakonshme. Imagjinoni atmosferën e groshëve në tavolinën e një mbrëmjeje me shi.

Bizelet. Një filxhan me bizele përmban 8 gram proteina si dhe aminoacide themelore që janë kyçe për metabolizmin e qëndrueshëm dhe humbjen e peshës.

Spinaqi. Në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Konsumojeni sa më tepër. Spinaqi përmban 5 gram proteina për çdo tas. Është i pasur me hekur dhe futet në shumë gatime bashkë me ushqimet e tjera.

Arrorët dhe gjalpi i tyre. Arrorët përmbajnë proteina dhe yndyrna të shëndetshme, duke i bërë ato pjesë të vlefshme të një diete me bazë bimore. Të preferuarat tona janë bajamet e fistikët.

Kosi i shtëpisë. Një burim i neglizhuar proteinash është edhe kosi, me 13 gr protein për filxhan. Kosi është tashmë shumë i përdorshëm në kuzhinën shqiptare, kështu që vlerësojeni përmbajtjen e tij të lartë proteinike.

Kinoa. Tendenca e saj nisi pak vite më parë, por për arsye shumë të shëndetshme. Ajo është teknikisht një farë dhe përmban më tepër se 8 gr proteina për filxhan duke përfshirë edhe 9 aminoacide themelore që trupi ka nevojë për rritje, por që nuk i prodhon dot vetë. Është shumë e përhapur dhe gjendet edhe në ushqimoret shqiptare. Kështu që inkurajoni familjen dhe miqtë tuaj që të përpiqen të përfshijnë këto produkte tërësisht të gjendshme dhe të përballueshme ekonomikisht në gatime.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *