Home / Shëndeti / Mënyrat e vetme si duhet t’i lani perdet

Mënyrat e vetme si duhet t’i lani perdet

Që të mos dëmtohen, perdet duhen pastruar me shumë kujdes. Fillimisht duhet lexuar etiketa udhëzuese e me pas duhet vepruar. Ja disa sekrete natyrale dhe ekonomike për t’ia dalë mbanë.

1.Nëse doni që t’i zbardhni perdet ndërkohë që i lani në lavatriçe
Nëse do t’i lani perdet në lavatriçe, hidhni një qese me sodë buke në vendin e detergjentit.

2. Nëse doni që t’i zbardhni perdet ndërkohë qe i lani me dore
Futini perdet për të paktën gjysmë ore në një legen me ujë të nxehtë ku të keni hedhur lëng limoni. Për një litër duhet shtrydhur 1 limon. Me pas shpëlajini dhe hapini në tela.

3.Nëse doni të hiqni njollat e ndryshkut
Vendet ku varen perdet ndonjëherë mund të zënë ndryshk dhe mund t’i bëjnë pis copat. Nëse ndodh kjo vendosni një enë me ujë ne zjarr dhe nxeheni mirë. Njollën mbajeni sipër avullit që nxjerr ujë derisa të laget. Me pas shtoni sipër kripë me limon dhe njolla do të ikë menjëherë. Nëse vendi nuk është pastruar tërësisht përdorni pak amoniak.

4.Nëse doni që perdet të jenë si të “ngrira”
Që perdet tuaja të jenë disi më të rënda dhe të duken si të “ngrira’ futini ato në uje ku keni zier më parë oriz. Rezultati do jetë i shkëlqyer.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *