Home / Shëndeti / Mënyrat natyrale për të lehtësuar hundët e zëna/bllokura tek bebat.

Mënyrat natyrale për të lehtësuar hundët e zëna/bllokura tek bebat.

Të paturit të një bebi të sëmurë në shtëpi dhe në pamundësi për të marrë frymë lirisht mund të jetë e frikshme për një prind. Për shkak të brishtësisë së tyre dhe të organeve akoma të pamaturuara mirë ne mundohemi t’u përdorim sa më pak medikamente bebave tanë dhe t’i ndihmojmë ata me kura dhe trajtime sa më natyrale.

Më poshtë janë disa nga mënyrat natyrale për të ndihmuar bebin tuaj në lirimin e problemeve me frymëmarjen për shkak të një rufe:

Jepini shpesh gji në mënyrë që bebi juaj të jetë i hidratuar: Sigurohuni që fëmija është duke marrë mjaftueshëm qumësht. Ai mund të ketë nevojë për të pirë gji më shpesh se zakonisht, sepse ai nuk mund të marrë aq shumë sasi qumështi në çdo ushqyerje. Përse? Nëse bebi ka hundët e bllokuara duke pasur këtë pengesë do të lodhet më shpejtë se zakonisht dhe do ta lërë më parë gjirin duke mos marrë sasinë që i nevojitet. Nëse fëmija juaj nuk është me gji, për ta mbajtur atë të hidratuar jepini të pijë sa më shumë formulë.
Jepjani qumështin e gjirit duke e shtrydhur dhe nga një filxhan, pikatore, ose lugë. Nëse fëmija është duke hasur probleme për të qëndruar në gji prej hundëve të bllokuara, atëherë shtrydheni qumështin tuaj dhe jepjani atë bebit me një filxhan, pikatore, ose lugë – veçanërisht për një foshnje më të vogël se katër javë në mënyrë që të shmangni konfuzionin e thithjes.
Jepini gji në mënyrë që bebi të marrë anti-trupa: Qumështi i gjirit është i lartë në anti-trupa, të cilat janë specifike për organizmin e bebave dhe kjo është arsyeja pse foshnjat që ushqehen me gji shfaqin më pak infeksione se bebat që ushqehen me formulë. Ajo që më mahnit më tepër është sepse në çastin kur bebi sëmuret ai influencon qumështin e nënës nëpërmjet salivës/pështymës së tij. Nëse një bebe preket nga një sëmundje që nëna nuk është prekur më parë trupi i tij nëpërmjet salivës i përcjell asaj këto organizma nga thithat e gjirit, dhe në këtë moment trupi i nënës fillon prodhimin e anti-trupave për të luftuar këtë organizëm . Automatikisht ajo ja kalon bebit të saj nëpërmjet gjidhënies duke bërë të mundur shërimin e fëmijës së saj.Ndaj ushqejeni sa më shumë me gji bebin tuaj në mënyrë që ta ndihmoni atë të jetë sa më i shëndetshëm.
Pikoni me shiringë disa pika qumështi gjiri në hundët ose sytë e fëmijës tuaj. Vetitë anti-bakteriale që ndodhen në qumështin e nënës mund të ndihmojnë beben nëse ju i hidhni disa pika qumësht në hundët e tij të zëna. Nëse bebi shfaq probleme edhe në sy, siç janë sklepat apo një infeksion në sy atëherë nëna mund ta bëjë këtë gjë edhe tek sytë e bebit.
Përdorni pompat e hundëve: Bebet nuk mund t’i pastrojnë dot vetë hundët e tyre nga sekrecionet, ndaj prindërit duhet t’i ndihmojnë ata. Përpara se ju t’i tërhiqni sekrecionet bebit me nje pompë bëni mirë që më parë t’i hidhni disa pika ujë fiziologjik bebes ose qumësht gjiri për t’i zbutur sekrecionet në mënyrë që ato të dalin më lehtë.
Vaji i kokosit: Përdorni gishtin tuaj për të fërkuar butësisht vajin e kokosit rreth hundës së bebit. Mos vendosni copë solide të vajit të ngrirë të kokosit pasi mund t’i bllokoni frymëmarrjen bebit tuaj.
Vizitoni mjekun juaj: Mjeku i fëmijës tuaj mund të dëshirojë t’i bëjë bebit një avull për t’i lehtësuar atij frymëmarrjen.
Përdorni një lagështues dhe / ose një tenxhere me ujë që nxjer avull: Sidomos në dimër, kur ajri jonë është më i thatë, vënia e lagështirës në ajër është thelbësore për të ndihmuar sekrecionet të qëndrojnë të buta dhe për të shëruar muret e ndjeshme të hundës së foshnjës.
Provoni Trajtimin me avull: Së bashku me përdorimin e lagështuesit tuaj, bëni një përpjekje për ta lënë fëmijën të marrë frymë në ajrin me avull. Ju shpesh do të dëgjoni njerëzit t’iu thonë bëni banjon tuaj me avull – por kjo kërkon kohë dhe një sasi të madhe të ujit të nxehtë. Në vend të kësaj, merrni një peshqir dhe vendoseni atë mbi kokën tuaj dhe të foshnjës (përkundeni bebin në gjoksin tuaj), ndërsa merrni frymë nga ajri i ngrohtë me avull. Avulli mund t’iu djegë kështu që tregoni kujdes me të.
Flini vertikalisht: Ndihmoni fëmijën tuaj të flejë drejtë, kështu që mukusi mund të thahet. Ju mund të flini mirë në një karrige ose në një shtrat të ngritur me jastëkë dhe duke e mbajtur fëmijën në gjoksin tuaj.
Jepini gji vertikalisht: Kjo do të ndihmojë beben që të ketë më të lehtë për t’u ushqyer dhe të marrë frymë më lirisht.
Mbajeni fëmijën drejtë: Mundohuni të mos e lejoni fëmijën që të kalojë shumë kohë në shpinë. Visheni fëmijën në një pozitë të drejtë në trupin tuaj për të ndihmuar në ikjen mukusit.
Konsideroni Probiotikët për Nëna dhe foshnja: Nuk ka dëshmi që marrja rregullisht e probiotikëve mund të ulë mundësinë që foshnja të preket nga sëmundjet e frymëmarrjes.
Përhapni vajra esenciale: Ka disa vajra esenciale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e hundëve të bllokuara. Ju ose mund ta vendosni në një shpërndarës në dhomë, ose të hidhni disa pika në një tenxhere me ujë. Mos harroni, kurrë mos përdorni ndonjë vaj esencial direkt tek fëmija. Vajrat esenciale që janë të mira për të qetësuar dhe për të ndihmuar me bllokimet janë: vaji i pishës, karafili, eukalipti, xhenxhefili, limoni, Melaleuca (ericifolia), mentja, rozmarina, druri i kanellës, dhe trumza. Bëjini një masazh në gjoks dhe këmbë bebit me vajrat esenciale: Disa nga vajrat që janë më të sigurtë për t’u provuar janë; eukalipt, limon, dhe druri i kanellës (mente nuk është e rekomanduar) . Shtoni disa pika livando për vetitë e saj relaksuese.
Masazhi me pak presion në sinuse: Ushtroni pak presion të lehtë në sinuset dhe kockën e hundës së bebit tuaj për të ndihmuar në lirimin e hundës së tij nga sekrecionet.
Praktikoni kohë lëkurë me lëkurë: Mos e vendosni bebin shtrirë por përpiquni ta mbani atë në krahë ose në një veshje trupi posaçërisht për beba dhe jepini sa më shumë mundësi të ketë kontakt trup më trup me ju.
Përdorni një vazelinë me përbërës natyral për të lehtësuar sekrecionet e ngurta të bebes tuaj dhe për t’ia mbajtur brendinë e hundës së tij sa më të butë dhe të lagësht duke e ndihmuar bebin që të marrë frymë më lirisht.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *