Home / Lajme / Botë / Merkeli e uron Macronin për fitore madhështore, i premton ndihmë në ekonomi

Merkeli e uron Macronin për fitore madhështore, i premton ndihmë në ekonomi

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka uruar presidentin e porsazgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për suksesin madhështor të arritur në zgjedhjet e së dielës, duke u zotuar se do ta ndihmojë Francën që ta luftojë papunësinë dhe se do të punojë me Macronin për ta promovuar stabilitetin evropian.

“Ai mban shpresën e miliona qytetarëve francezë, të shumë qytetarëve gjermanë dhe të tërë Evropës,” ka thënë sot Merkel në një koncerencë për media, transmeton Express.

 “Ai bëri një fushatë të guximshme pro-evropiane, është i hapur para botës dhe është i përkushtuar me vendosmëri për një treg ekonomik shoqëror,” ka thënë Merkel.

Bashkëpunimi franko-gjerman është gurthemel i politikës së jashtme gjermane, tha ajo, por shtoi se Gjermania nuk ka nevojë ta ndryshojë kursin e ekonomisë së vet për t’iu përgjigjur fitores së Macronit në zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *