Home / Kryesoret / Mësuesi maqedonas godet nxënësin, duke i thënë se “kështu është rrahur Ziadin Sela”

Mësuesi maqedonas godet nxënësin, duke i thënë se “kështu është rrahur Ziadin Sela”

Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, pasi që ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill, raporton TV Telma.

Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se derisa nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë arsimtari i informatikës, i cili e ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën, shkruan ina.

“Në një moment i është afruar arsimtari dhe i ka thënë djalit tim se ti je LSDM, e përgjigja ka qenë po. Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski.

Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, që është paraqitur edhe në polici.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *