Home / Lajme / Kronika e zezë / Mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Ka dalë para gjykatës ditën e sotme për t’u njohur me masën e sigurisë mësuesi Hasan Martani, 64- vjeç i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Mësuesi i matematikës ka mohuar çdo akuzë të nxënëses duke thënë në gjykatë, “Nuk ka ngacmuar askënd, arrestimi im është i paligjshëm”.

Ndërkohë në orët në vijim gjykata do të vendosë nëse Martani do të hetohet në gjendje të lirë apo do të vendoset “arrest me burg” siç ka kërkuar Prokuroria e Tiranës.

“Më puthte, më mbante në klasë pas mësimit dhe më ngacmonte me fjalë”. Është kjo ajo që ka thënë nxënësja 14-vjeçare e shkollës “Mustafa Lleshi” në Tiranë, e cila denoncoi mësuesin e saj kujdestar për vepra të turpshme.

E mitura tha në polici së mësuesi e ngacmonte me fjalë edhe në korridoret e shkollës, madje e prekte edhe në vendet intime.

Hasan Martani, 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues matematike në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi” në kryeqytet, akuzohet se në mënyrë të përsëritur në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me nxënësen e mitur.

Ka qenë e mitura e cila ndjerë nën presion prej mësuesit të moshuar, i cili ishte në prag pensioni, u ka treguar gjithçka prindërve të saj, duke bërë denoncimin në polici.

Kjo bëri që 64- vjeçari të arrestohet nga policia. Mirëpo para uniformave blu ai ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se asgjë nga ato që thotë nxënësja nuk qëndrojnë dhe se marrëdhënia e tij ka qenë korrekte.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *