Home / Lajme / Maqedoni / Milenko reagon ashpër ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Milenko reagon ashpër ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Nuk pritej të mungonte reagimi i Milenko Nedellkovskit, gazetarit kontrovers që shpesh ka pasur tendenca dhe fjalor të urrejtjes kundrejt shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni,

Milenko këtë herë ka reaguar për flamujt kombëtar në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

”Urime bashkëatdhetarë maqedonas, ju që votuat për LSDM-në. Urime. Ia arritët qëllimit. Hallall ju qoftë.” ka shkruar Nedellkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Milenko Nedellkovski njihet si gazetar që përdor gjuhë të urrejtjes. Rasti më i rëndë është kur tha se i shumëzon me zero shqiptarët, homoseksualët dhe romët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *