Home / Lajme / Maqedoni / Millçin godet Sadulla Durakun e Bujar Osmanin,,,

Millçin godet Sadulla Durakun e Bujar Osmanin,,,

Vlladimir Millçin njëri nga kritikuesit më të ashpër të VMRO-DPMNE-së, ka mbetur tejmase i dëshpëruar nga emrat e rinj për ministra të propozuar nga BDI. Në replikën që ka pasur me gazetarin Branko Gerovski, i cili ka kërkuar që të mos kritikohen ministrat e rinj, por fillimisht të shihet puna e tyre, Millçin, ka thënë se “për Bujar Osmanin edhe Sadulla Durakun nuk duhet të priten 100 ditë për të parë se nuk do të bëjnë asgjë”.
“Edhe njëri edhe tjetri mund vetëm të bëjnë dëm. Nuk ka përse të presim 100 ditë për ta parë këtë. Në kohën kur Buçkovski ka propozuar Sadulla Durakun për ministër për Bujqësi, në Komitetin Qendror të LSDM kam votuar kundër dhe kam dhënë dorëheqje nga anëtarësia. Dhe mendoj se kisha të drejtë”, ka shkruar Millçin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *