Home / Kryesoret / Milloshoski: Kërcënimi me bombë prapavijë politike – (VIDEO)

Milloshoski: Kërcënimi me bombë prapavijë politike – (VIDEO)

Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka denoncuar se njerëz të panjohur kanë vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij.Gjatë një pres konference me gazetarë ai tha se nëntoka kriminale dhe politike filloi të vendos bomba të vërteta ndaj atyre që nuk mendojnë si ata.

Mbrëmë në shtëpinë e prindërve të mi, në fshatin Izhishtë, atje ku ata qëndrojnë cdo vikend, është gjetur një bombë e vendosur në derën e pasme të shtëpisë së prindërve të mi.Kjanë patur shumë fat se gjatë hapjes së asaj dere, mjeti shpërthyes nuk është aktivizuar dhe pjesëtarë të Policisë bashkë me ekipe të krim policisë kanë demontuar mjetin shpërthyes.këteë e kuptoj si një kërcënim si dhe tentim për vrasje të prindërve të mi si dhe një kërcënim ndaj mua për aktivitetin tim politik.Presionet politike ndaj meje filluan para disa javëve nga institucione të caktuara si Prokururia Speciale Publike, dhe nga një koleg I im deputet jam paralajmëruar për aktivitetin tim politik ndaj politikave humbëse të Zoran Zaevit.Nuk do të befasohem nëse edhe në të ardhmen këto veprime vazhdojnë, por shpresoj se organet do të zbardhin këto veprime. Pa dallim nga frikësimet e këtilla dhe kërcënimet për vdekje nuk do të ketë zbrasje nga ana ime, transmeton Televizioni Koha.

LSDM-ja sot me kumtesë e dënoi incidentin për të cilin në fejsbuk informon deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski për bombë të vendosur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Izhishte në Makedonski Brod dhe kërkoi Ministria e Punëve të Brendshme shpejt ta zbardhë rastin.

“Ashpër e dënojmë incidentin që ndodhi në shtëpinë e prindërve të Antonio Milloshovskit. MPB duhet menjëherë ta zbardhë rastin me bombën e vendosur, ndërsa autorët duhet të zbulohen dhe dënohen në mënyrë përkatëse. Destabilizimi në shtete i motivuar dhe krijuar nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët duhet menjëherë të ndalojë, sepse kjo nuk sjell asgjë të mirë për askënd”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *