Home / Kryesoret / Milloshovski: Është vendosur një bombë në shtëpinë e babait tim

Milloshovski: Është vendosur një bombë në shtëpinë e babait tim

Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në rrjetin social Facebook ka denoncuar se është vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij.

“Dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur në mënyrë qyqare me qëllim që t’i vras ose lëndoj prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me forcë, ndërsa pasi që e ka parë se për çfarë bëhet fjalë, e ka denoncuar rastin.

Pres që organet kompetente të kapin autorët. Kërcënimin ndaj babait tim e vlerësoj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, e lidhur me aktivitetin tim politik. Por nuk ka dorëheqje. Lufta për demokraci, me fjalime, me qëndrime dhe patriotizëm për vendin do të vazhdoj me intensitet të njëjtë! Ndërsa për nëntokën kriminale-politike, një mesazh, mos u bëni frikacak, leni të qetë familjet tona”, ka shkruar Milloshoski i VMRO-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *